Fit&Sexy

10 bimë që duhet t’i kultivoni pranë njëra-tjetrës

04/19/2017 12:12
nga:A.H

Mund të llogaritet pjesërisht folklor, pjesërisht shkencë, por kultivimi apo mbjellja e përbashkët e bimëve mund të ndihmojë në rritjen dhe lulëzimin e kopshtit tuaj.

T’i kthehemi prapa disa metodave të kopshtarisë që gjyshërit tanë mund t’i kenë praktikuar: koncepti i kultivimit të përbashkët të bimëve, ose kombinimi i mbjelljes së bimëve të caktuara për përfitimin e tyre reciprok. Teoria e kultivimit të përbashkët të bimëve është se disa bimë të caktuara mund të ndihmojnë njëra-tjetrën për të marrë ushqyesit dhe përmirësojnë menaxhimin e rritjes, thekson Tom Maloney, kultivues i hortikulturës.

Ja cilat kombinime mund të provoni gjatë kultivimit të përbashkët të bimëve në kopshtin tuaj:

Nasturtium (purqark) + Trangull

Për mua, mbjellja e përbashkët nënkupton sjelljen e insekteve të dobishme për kopshtin tuaj dhe përmirësimin e biodiversitetit, thekson Amy Stross, blogere në TenthAcreFarm.com si dhe autore e Suburban Micro-Farm. Kombinimi i këtyre bimëve sjell një aromë të veçantë që duket se zmbraps dëmtuesit dhe mundësojnë rritjen e mirëfilltë të bimëve.

Pjepër ose kungull + bimë lulëzuese

Nëse mbjellni barishte lulëzuese si kopër, majdanoz pranë këtyre perimeve si pjepri apo kungulli, atëherë ju do të ftoni vizitorët e insekteve në kopshtin tuaj. Ju nuk do të merrni asnjë fitim nëqoftëse nuk keni pllenim për këto perime, thotë Maloney.

Misër + fasule + kungull

Ky shembull vendor amerikan i kultivimit të kombinuar është quajtur shpesh si “Tri motrat”. Misri i jep fasules vend apo hapësirë që të rritet. Fasulja konverton azotin atmosferik në një formë që bimët mund ta përdorin. Përhapja e gjetheve të kungullit krijon një hapësirë jetuese të gjallë që redukton barërat e këqija dhe mban lagështi.

Kalendula + brokoli

Ky lloj i luleve lëshon një substancë ngjitëse që tërheqin afidet (morrat e bimëve) duke i vënë kështu në kurth, thotë Stross. Ajo konstanton se mbjellja afër tyre si brokoli, i mban afidet larg nda dëmtimi i brokolit.

Marule + domate ose patëllxhan

Ndërthurja e përbashkët e bimëve të caktuara japin rritje të mirëfilltë dhe shumë efektive, thekson Maloney. Në këtë rast, domatja dhe patëllxhani rriten gjatë dhe përfundimisht mund t’i japin hije bimëve sezonale si marulave, të cilat nuk e duan fare nxehtësinë. Ky truk mund të zgjasë sezonin e rritjes së marulave pak më tepër.

Rrepa + karrota

Këto dy bimë marrin vlerat ushqyese nga vende të ndryshme në tokë, andaj edhe nuk garojnë për resurse apo burime. Rrepat piqen shpejt dhe nuk rriten aq thellë sa karrotat, të cilat kanë rrënjë të gjata dhe iu duhen më shumë ditë për t’u pjekur, thekson Maloney.

Domate + borzilok

Disa kopshtarë besojnë se borziloku përmirëson shijen e domateve, por kjo mbillet kryesisht për shkak se aroma e tij e fortë mund të largojë insektet.

Hudhër + Marule (sallatë e gjelbër)

Afidet (morrat apo insektet e bimëve) qëndrojnë larg erës së keqe të hudhrës, andaj edhe kultivoni së bashku këtë kombinim të bimëve.

Trëndafil + geranium

Bimët me një erë apo shije të rëndë i largojnë brumbujt dhe afidet. Ia vlen të kombinoni këto bimë që të parandaloni dëmtimin apo prishjen e trëndafilave nga këto insekte të vogla, që shumohen gjatë natës.

Kamomili + lakra

Kamomili mund të sjell insekte të dobishme për bimë të caktuar si lakra. Në vjeshtë, pritni dhe hidhni në shtrat që të dekompozohen, duke lënë rrënjët të paprekura që të kalben dhe pasurojnë tokën, sugjeron Stross. Ndoshta nuk ka shumë evidencë shkencore në lidhje me këtë, por thjeshtë mund të përpiqeni dhe të shihni se çfarë funksionon, thotë Stross. Pas të gjithave, eksperimentimi është gjysma e argëtimit në kopsht!/femra.net/