Cult

​Trashëgimia kulturore themel i paqes në Ballkan

09/23/2017 17:02
nga:N S

Trashëgimia kulturore është misionin parësor për bashkëpunimin e popujve të rajonit është porosia themelore për paqen dhe stabilitetin rajonal për të trajtuar problemet e ndryshme në mënyrën më të mirëfilltë të mundshme.
Kështu thanë të pranishmit në konferencën ndërkombëtare dyditore në Prishtinë, me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”.

Thomas Walsh, kryetar i Fondacionit Universal për Paqe, ka thënë se në këtë konferencë do të lansojnë Iniciativën e Parlamentarëve për Paqe në nivel të Ballkanit, e cila synon ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet vendeve të rajonit. Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se trashëgimia kulturore duhet të shfrytëzohet si vlerë reale për afrimin dhe bashkëpunimin në mes të popujve të rajonit të Ballkanit.
Sejdiu po ashtu tha se Serbia ende nuk është pajtuar me realitetin e ri në rajon sidomos kur ka të bëjë me Kosovën.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, tha se rajoni i Ballkanit është i interesuar për krijimin e një klime të përshtatshme në drejtim të rritjes së mirëkuptimit në mes njerëzve dhe politikës. Ai tha se kjo rrugë mund të arrihet vetëm duke punuar. Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka folur për trashëgiminë e përbashkët kulturore si themel për paqe dhe stabilitet në Ballkan, si dhe për paqen dhe sigurinë në Evropë. Ai tha se kjo çështje sa është sfiduese, njëherësh është edhe e ndjeshme.
Mesiq ka thënë se në hapësirën e Ballkanit sot mund të konstatojmë se po jetojmë në një atmosferë pothuajse të zgjimit të serishëm të luftës.
Në këtë konferencë po marrin pjesë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa, të cilët për dy ditë me radhë do t’i shpalosin përvojën e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe mbrojtja e mjedisit.
Konferenca ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve” mbahet me mbështetjen e Federata për Paqe Universale (FPU), dhe në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP).

10/11/2017 14:18

46 asete të reja i shtohen listës për mbrojtje e trashëgimisë