Sporti

​Ronaldo akuzon kundërshtarët: Keni marrë para nga Barcelona

05/19/2017 20:14
nga:L H

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola kundër Celta.

Ai ka akuzuar lojtarët e Celta se kanë marrë premi nga Barcelona për të shënuar fitore. Në këtë mënyrë “stimulimi” në Spanjë është i ndaluar.

Cristiano Ronaldo ishte brilant të mërkurën duke shënuar dy gola në fitoren 4:1 kundër Celta dhe portugezit i kanë penguar disa ndërhyrje të ashpra të lojtarëve kundërshtarë.

Kjo duket se ishte arsyeja për të cilën kundërshtarët për një moment i akuzoi se kanë marrë premi nga Barcelona për të mposhtur “mbretërit”, gjë e cila është e ndaluar.

“Keni marrë para, shumë para”, ka thënë Ronaldo duke treguar me këtë rast me dorë se çfarë mendon saktë.

07/20/2017 11:30

Momenti emocionues kur Alvaro Morata përshëndeti trajnerin dhe lojtarët (FOTO)