Lajme

​Peterle: Duhet vullnet politik për të adresuar në zonat ku jetojnë serbët

09/12/2017 12:25
nga:M H

Shefi i Misionit të Vëzhguesve të BE-së Alojz Peterle ka prezantuar raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 qershorit.

Ky raport përmban 26 rekomandime për institucionet e vendit në mënyrë që të përmirësohen proceset e ardhshme zgjedhore.

Peterle tha se raporti përfundimtar po ashtu vëren se pati një konkurrim të madh në gjithë Kosovën por se nevojitet vullnet politik për t’i adresuar problemet e frikësimit në zonat me serbë të Kosovës. Peterle tha se Bashkimi Evropian do të vëzhgojë edhe zgjedhjet lokale të 22 tetorit derisa bëri të ditur se ditën e zgjedhjeve do t’i kenë deri 100 vëzhgues.

09/24/2017 12:22

Voton edhe presidenti gjerman