Lajme

​Norvegjia më e lumtura në botë. Shiko se në cilin vend është Kosova !

03/20/2017 11:40
nga:D.I

Norvegjia është cilësuar si vendi më i lumtur në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas raportit Botëror për matjen e Lumturisë të publikuar të hënën.

Kombi skandinav, i cili vitin e kaluar ishte renditur si vendi i katërt më i lumtur në botë, këtë vit është renditur në vendin e parë në bazë të disa llogaritjeve për matjen e lumturisë shoqërore.Llogaritjet bëhen në fushat si: kujdesi, liria për të marrë vendime të jetës, bujaria, qeverisja e mirë, ndershmëria, çështjet shëndetësore dhe të ardhurat, transmeton KosovaPress.

Danimarka, këtë vit u rendit e dyta, e ndjekur nga Islanda dhe Zvicra.

03/26/2017 22:24

Forcat e ShBA mbështesin rimarrjen e aeroportit ushtrak në Siri nga duart e ISIS

Kosova, sipas raportit vjetor të Lumturisë është renditur në vendin e 78-të në botë, ndërsa Shqipëria në vendin 109 në mesin e 155 vendeve të botës.

Ja cilat janë 20 vendet më të lumtura në botë për këtë vit:

1. Norvegjia

2. Danimarka

3. Islanda

4.Zvicra

5.Finalnda

6. Holanda

7. Kanadaja

8. Zelanda e Re

9. Australia

10.Suedia

11. Izraeli

12. Kosta Rika

13. Austria

14. SHBA

15. Irlanda

16. Gjermania

17. Belgjika

18. Luksemburgu

19. Mbretëria e Bashkuar

20. Kili