​Lekaj pranon të hiqet pika 5, kërkohet kompromis

10 January 2017, 20:55

​Lekaj pranon të hiqet pika 5, kërkohet kompromis

Gjatë diskutimit për miratimin e rezolutës së paraqitur nga AAK, për ndalimin e Ramush Haradinjat në Francë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli shprehu bindjen se rezoluta në pikat që është prezantuar nuk do të votohet, pasi automatikisht do të ishte rrëzim i Qeverisë.

Ai kërkoi që shefat e grupeve parlamentare të takohen për të arritur kompromis për një rezolutë të përbashkët.

Kurse shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u pajtua që të hiqet pika 5, por siç tha ai, nuk mund të ketë kompromis në asnjë pikë tjetër.

“Për hir të unitetit, pajtohemi që pika 5 të largohet dhe për asnjë tjetër nuk do të bëjmë kompromis”, tha ai.

Me insistimin e kryeparlamentarit Kuvendi shkoi në pauzë, në mënyrë që shefat e grupeve parlamentare arrin kompromis për një rezolutë të përbashkët.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika