Sporti

​Iniesta tregon ku do të luajë sezonin e ardhshëm

07/11/2017 14:48
nga:Y.K

Mesfushori spanjoll ka shprehur dashurinë ndaj Barcelonës.

Andres Iniesta nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, madje ai synon ta përfundojë karrierën në Camp Nou, e më pas të marrë një rol drejtues në klubin me të cilin ka luajtur përgjatë tërë karrierës së tij si futbollis

“E kam thënë gjithmonë se do të dëshiroja të pensionohesha tek Barcelona”, ka thënë ai.

“Është klubi me të cilin luaj që nga mosha 12 vjeçare. Ende kam vite për të luajtur në nivelet më të larta dhe është shumë herët për të vendosur të ardhmen time, por Barcelona është klubi ku unë dua të jem dhe shpresoj që të që t’i jap fund futbollit me këtë fanellë”, përfundoi Iniesta.

12/11/2017 15:33

Barcelona provokon rëndë Chelsean, pas shortit